Xhaka e preferon Premierligën para La Ligas

Sport January 19, 2017 - 17:37

Taulant Xhaka synon ta ndjekë rrugën e vëllait të tij, Granitit, i cili vitin e kaluar u transferua në Arsenal, shkruan zeri.info.

Në fakt, përfaqësuesi shqiptar e ka dhënë një intervistë për mediet zvicerane, së cilave ua ka zbuluar preferencën e tij për të luajtur një ditë në Premierligë, të cilën e preferon më shumë se çdo ligë tjetër.

“Premierliga apo La Liga? Janë dy kampionate që absolutisht e kanë madhështinë e tyre. Mirëpo, e zgjedh Premierligën, jo për faktin se vëllai im luan atje, por për shkak se për mua është kampionati më i mirë në botë”, ka thënë Xhaka.

Ai është pyetur edhe për veturat që dëshiron t’i vozisë dhe ka zbuluar se për momentin e ka një veturë të tipit “Audi”, ndërsa në mes të aktoreve Angelina Jolie dhe Scarlett Johansson e ka zgjedhur këtë të dytën. /Zëri/