Man Utd e shet Shawn

Sport January 19, 2017 - 17:36

José Mourinho ka vendosur për të ardhmen e Luke Shaw. Të paktën kështu raporton tabloidi britanik “The Independent”, sipas së cilit, menaxheri portugez i Manchester Unitedit e ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e mbrojtësit të majtë anglez në fund të këtij sezoni.

Shaw nuk e ka arsyetuar veten në “Old Trafford” dhe nuk ka lënë gjurmë të mjaftueshme për të qëndruar tek “Djajtë e Kuq”, prandaj largimi i tij pas pak muajsh duket i pashmangshëm.

Mirëpo, përkundër largimit nga “Teatri i Ëndrrave”, Shaw duket se nuk do të përfundojë keq, shkruan zeri.info.

Gjithnjë sipas këtij mediumi britanik, janë dy skuadra të Premierligës që kanë shprehur interesim për lojtarin.

Bëhet fjalë për Chelsean dhe Tottenhamin, të cilat do ta bëjnë një “derbi” në mes vete edhe jashtë fushës, se cila ta transferojë futbollistin kualitativ anglez. /Zëri/