PSG-ja nuk heq dorë nga Messi

Sport January 19, 2017 - 17:33

Dyshimet rreth së ardhmes së Lionel Messit kanë zbuluar skenarë të rinj, shkruan zeri.info.

E përditshmja franceze “L’Equipe” shkruan se Paris Saint-Germaini e ka kthyer interesimin për yllin argjentinas, me të cilin i kishin nisur kontaktet në vitin 2014, por që në fund Messi kishte vendosur ta vazhdonte kontratën me gjigantin katalunas me 35 milionë euro në vit, deri në vitin 2018.

Tash, 29-vjeçari nuk e ka vazhduar ende këtë kontratë dhe Barçën po e “ngacmojnë” klubet e ndryshme, duke e kërkuar lojtarin.

Për Messin, PSG-ja është e gatshme ta paguajë klauzolën prej 250 milionë eurosh.

Gjithashtu, Barcelona e ka marrë një ofertë “astronomike” nga Kina, më 13 dhjetor, por që duket se drejtuesit e klubit spanjoll e kanë refuzuar atë, së paku për momentin.

Gjithashtu, për përfaqësuesin argjentinas interesim ka shprehur Manchester City, pasi atë e do Pep Guardiola. Kurse, në Itali Messin qe një kohë të gjatë e do Interi. /Zëri/