Jesus bëhet i Cityt

Sport January 19, 2017 - 17:32

E enjtja ishte dita e Gabriel Jesusit në Manchester City. Pas kishte arritur marrëveshje verën e kaluar, sulmuesi i ri brazilian kishte qëndruar në Palmeiras për ta kompletuar sezonin në futbollin brazilian.

Mirëpo, të enjten, klubi anglez e ka zyrtarizuar transferimin e tij: 19-vjeçari e ka zgjedhur fanellën me numrin 33 dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Pep Guardiola duke filluar nga ndeshja e së dielës ndaj Tottenhamit.

“Dua të fitoj dhe me Manchester Cityn mund ta bëj këtë. Është një klub që lufton gjithmonë për titull në të gjitha kompeticionet ku merr pjesë, ky është një faktor i rëndësishëm”, ka thënë futbollisti brazilian në uebfaqen zyrtare të klubit anglez.

Ai ka thënë se do ta japë më të mirën, duke ndihmuar me gola. /Zëri/