Ky është orari i ndeshjeve të FC Prishtinës në turneun e Gjermanisë

Sport January 19, 2017 - 17:37

FC Prishtina U-15, të premten nga ora 19.45 fluturon nga aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” për në aeroportin e Dusseldorfit. Ndërsa, skuadra do të vendoset në Iserlohn në hotel “Campus Garden”, me pronar, Ilir Mulakun, më i merituari që Prishtina merr pjesë në kë turne dhe që i ka ndihmuar skuadrës në të gjitha shpenzimet.

Para nisjes, nesër, të premten në ora 17.00, skuadra mban konferencë për gazetarë.

Ndërsa, të shtunën më 21 janar, nga ora 10.00, Prishtina dhe Hamburger SV, është ndeshja hapëse e turnirit dy ditor.

Orari i ndeshjeve të Prishtinës, e shtunë, 21 janar:

Ora: 10.00 Hamburger SV - Prishtina

Ora: 10.48 Prishtina – Stadtauswahl Iserlohn

Ora: 12.00 Prishtina – Schalke 04

Ora: VfB Stuttgart – Prishtina

Varësisht nga klasifikimi në grup, të dielën formohen edhe katër grupe dhe tre ndeshje tjera, pastaj dy vendet e para në grupe dërgojnë në gjysmëfinale.

Image

Image