Si e sheh Maqedonia Përfaqësuesen e Kosovës?

Sport January 19, 2017 - 15:30

Federata e Futbollit e Maqedonisë nuk është e kënaqur me rezultatet që po i regjistron Maqedonia në kualifikimet e Botërorit “Rusia 2018”, në të cilat për herë të parë po merr pjesë edhe Kosova e posaanëtarësuar në UEFA dhe FIFA.

“Kjo kampanjë kualifikuese është testuese për Kosovën. Kosova do të konsolidohet shumë shpejt. Do të konsolidohet aq mirë saqë do të arrijë mjaft në të ardhmen”, ka deklaruar për "Zërin" nënkryetari shqiptar i Federatës Maqedonase, Muhamet Sejdini, i cili përmes FFM-së i kishte dhënë përkrahje maksimale Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në procesin e ndërkombëtarizimit.