Për cilin shtet duhet të luajnë shqiptarët nga Maqedonia?

Sport January 19, 2017 - 15:20

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA i ka vënë në “siklet” udhëheqësit shqiptarë të futbollit në Shqipëri, Kosovë, por edhe në Maqedoni, mirëpo edhe tifozët, e mbi të gjitha futbollistët shqiptarë nga të tria anët dhe nga diaspora, të cilët tashmë po e kanë të vështirë të përzgjedhin se për cilën skuadër shtetërore të luajnë, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Shqipëria po merr futbollistë nga të gjitha anët. Mjafton që ata të jenë shqiptarë.

Por, a po kërkon Federata e Futbollit e Maqedonisë nga nënkryetari i saj shqiptar, Muhamet Sejdini, që t’i ndalë futbollistët shqiptarë në Përfaqësuesen e Maqedonisë dhe të mos i lë që të shkojnë në drejtim të Kombëtares së Shqipërisë?! 

“Ne nuk kemi pasur ndikime te përzgjedhja e futbollistëve se për kë duan të luajnë ata. Kjo zgjedhje u takon ta bëjnë me vullnet vetë futbollistët”, thotë Sejdini në një intervistë ekskluzive për "Zërin". /Zëri/