SHGSK zbulon agjendën për turneun ‘Burim Hatipi’ dhe çmimin ‘Ali Shala’

Sport January 18, 2017 - 12:27

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, organizon dy aktivtetet e saja kryesore të vitit, siç është turneu memorial i futbollit “Burim Hatipi” si dhe Çmimi për gazetarinë sportive “Ali Shala”.

Të dy këto aktivitete do të zhvillohen të premten më 20 janar 2017.

Kjo është agjenda

Turneu memorial "Burim Hatipi"

Vendi: Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë

Ora 10:30 - Homazhet tek varrezat

Ora 11:45 - Hapja solemne e turneut "Burim Hatipi"

Pjesëmarrëse ekipet FC Prishtina, Gazetarët sportivë 1, Gazetarët sportivë 2, KOK (Komiteti Olimpik i Kosovës), Fakukteti i Gazetarisë dhe Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit

- Fjalimi hapës i kryetarit të SHGSK-së, Arlind Grantolli.

- Fjalimi përshëndetës i anëtarit të familjes Hatipi.

- Fjalimi përshëndetës nga radhët e FC Prishtina.

- Fjalimi përshëndetës nga kryetari i KOK-ut, Besim Hasani.

Ora 12:00 - Fillimi i turneut

Ora 14:30 - Ceremonia përmbyllëse e turneut. Ndarja e shpërblimeve për më të dalluarit.

Ceremonia "Ali Shala 2016"

Vendi: Hotel "Sirius" Prishtinë

Ora 17:15 - 17:45 - Pritja e mysafirëve

Ora 18:00 - Fillimi i ceremonisë për Gazetarin e vitit, Çmimi "Ali Shala"

Ora 19:00 - Koktej për të pranishmit