SKANDAL: Ja ku stërviten sportistët në Shqipëri (FOTO)

Sport January 17, 2017 - 18:57
Peshëngritësi shqiptar Erkand Qerimaj ka denoncuar kushtet skandaloze në të cilat stërvitet ekipi i Vllaznisë në Shkodër.

Që nga dita e djeshme, Qerimaj ka postuar disa statuse, ku siç duket në foto, këto janë kushtet skandaloze ku stërviten sportistët shqiptar.

Ndërsa në një tjetër status peshëngritësi i njohur shqiptar nënvizon faktin se për Vllazninë ky është një turp dhe skandal.

“Kam mbi 40 medalje Ndërkombëtare Europiane, Botërore, rekorde Botërore e Mesdhetare që nga viti 2002. Do dal edhe në media të sqaroj për ma shumë Marku. Haletë e Pallatit të Sportit ku stërvitet Ekipi Vllaznia i Peshëngritjes që po shkatërrohet për të hir të mburrjeve fallco që reklamoni për publikun. Asnjë sportist nuk do të stërvitet në fëlliqësira. Mark Ndroqi, shef i klubit foli në Tv dhe tha që janë kushtet shumë të mira dhe kërkojmë rezultate në mënyrën më të pandershme, ndërkohë që unë po i drejtohem me ndershmëri: “A mban ndonjë përgjegjësi Mark Kroqi për shkrirjen e ekipit disa vite kampion?”. Për Vllazninë ky është turp dhe skandal! I ftoj të gjithë njerëzit ta shpërndajnë këtë skandal e ky sport që ka sjellë shumë fitore të mos shkatërrohet”, ka thënë ndër të tjera peshëngritësi.ImageImageImage