Ranocchian e duan në Premierligë

Sport January 17, 2017 - 16:42

Andrea Ranocchia mund ta ketë të ardhmen të lidhur me Premierligën. Qendërmbrojtësi italian po kërkohet nga klubet angleze dhe mund ta lërë Interin qysh në janar.

Lajmin e ka bërë të ditur uebfaqja italiane “calciomercato.com”, sipas së cilës përfaqësuesin italian e duan West Ham Unitedi dhe Watfordi, shkruan zeri.info.

Madje, gjithnjë sipas kësaj uebfaqeje, këto dy skuadra janë duke “luftuar” kokë më kokë për futbollistin kualitativ, i cili mund ta lërë ekipin “Nerazzurri” qysh në janar.

Ranocchia ka qëndruar më shumë në bankinë tek skuadra nga “Giuseppe Meazza” kohëve të fundit dhe kjo e ka frustruar atë, prandaj po kërkon eksperienca të reja, në një ekip ku mund të luajë në vazhdimësi.

Më parë, atë e kërkonin edhe klubet e tjera italiane, Milani e Juventusi. /Zëri/