Gjiganti i Premierligës e do Niangun

Sport January 17, 2017 - 16:41

M’Baye Niang është bërë prioritet i Arsenalit. Klubi anglez ia ka vënë syrin sulmuesit të Milanit për sezonin e ardhshëm, raporton zeri.info.

Në fakt, “Topçinjtë” po mendojnë për mundësinë që ta humbin sulmuesin e tyre kryesor, Alexis Sanchez, i cili mund të largohet nga “Emirates Stadium” gjatë kësaj vere dhe e kanë veçuar sulmuesin e krahut të majtë si lojtarin ideal që mund ta udhëheqë sulmin e Arsenalit nga edicioni i ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, sipas së cilës menaxheri Arsene Wenger është duke e përgatitur terrenin për ta bërë “goditjen” gjatë verës.

Niang nuk ka shënuar gol qe një kohë dhe është në krizë tek “Rossoneri”. Por, ai mund ta gjejë buzëqeshjen në klubin anglez me trajnerin Wenger. /Zëri/