100 milionë për Messin

Sport January 17, 2017 - 16:40

Lionel Messi nuk e ka vazhduar ende kontratën me Barcelonën dhe spekulimet rreth së ardhmes së futbollistit argjentinas sa vijnë e shtohen.

Mediet britanike shkruajnë se e ardhmja e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” mund të jetë e lidhur me Premierligën.

Tabloidi britanik “The Sun” shkruan se përfaqësuesi argjentinas mund të përfundojë në Manchester City, raporton zeri.info.

Gjithnjë sipas këtij tabloidi, “Citizens” janë të gatshëm t’i paguajnë plot 100 milionë funte, i cili do të ishte një rekord botëror.

Drejtuesit e gjigantit katalunas janë të bindur se Messi do ta vazhdojë kontratën me klubin spanjoll, por momentalisht nuk ka asgjë konkrete.

“Pleshti” luan qe një jetë në Barcelonë dhe një largim i tij nga “Camp Nou” duket vështirë i mundshëm. /Zëri/