Courtois drejt Madridit

Sport January 17, 2017 - 16:37

Chelsea mund të mbetet pa dy lojtarë të rëndësishëm pas përfundimit të këtij sezoni. Diego Costa pritet të largohet nga “Stamford Bridge” në drejtim të Barcelonës, Atletico Madridit ose tek ndonjë klub kinez.

Mirëpo, jo vetëm kaq. Sipas medieve spanjolle, trajneri Antonio Conte mund të mbetet edhe pa portierin fantastik, Thibaut Courtois.

Sipas “Cadena Cope”, portieri belg ua ka shprehur bashkëlojtarëve në dhomat e zhveshjes dëshirën për t’u transferuar në Real Madrid.

Madje, Courtois ka zbuluar po ashtu se është i bindur që gjatë verës që vjen, klubi spanjoll do ta prezantojë një ofertë për të pasi dështoi ta transferonte vjet portierin e Manchester Unitedit, David de Gea.

Courtois është sot njëri prej portierëve më të mirë në botë dhe Reali do ta bënte një zgjidhje afatgjate me të. /Zëri/