Shkëndija vijon javën e dytë të përgatitjeve (FOTO+VIDEO)

Sport January 17, 2017 - 15:01

Futbollistët e Shkëndijës vazhdojnë fazën përgatitore nën drejtimin e teknikut gjerman Tomas Brdariç, ndërsa kanë hyrë në javën e dytë të përgatitjeve.

Të mërkurën nëse lejojnë kushtet atmosferike, në Ohër do të luhet kontrolluesja e parë me Pelisterin.

Image

Shkëndija vijon të akumulojë forcë në kuadër të përgatitjeve dimërore, që tani më kanë hyrë në javën e dytë të punës.

Të dielën futbollistët kishin ditë të lirë, ndërsa të hënën, të ndarë në dy grupe kanë punuar në stërvitje me pesha për rritjen e forcës dhe rezistencës, si dhe në teren me bar sintetik (palestër).

Image

Të reshurat e borës edhe një herë kanë ndryshuar planin e stafit teknik që kishte planifikuar stërvitje në terenin te Qendra Sportive në Tetovë.

Image

Deri tani gjërat janë duke rjedhur sipas planit, të gjithë futbollistët me profesionalizëm realizojnë kërkesat e stafit teknik dhe për fat të mirë askush nuk ankohet në lëndim apo lodhje.

Image

Skuadra vazhdon me stërvitje edhe të martën, ndërsa nëse lejojnë kushtet atmosferike, të mërkurën në Ohër duhet të zhvillohet ndeshja e parë kontrolluese me Pelisterin.