Lajm i keq për Michael Schumacherin

Sport January 13, 2017 - 19:27

Mediet gjermane raportojnë se familja e Schumacher, paguan rreth 500 mijë euro në muaj për shërimin e tij por tani e tutje do të jetë e veshtirë pagesa e kësaj shumë se kompania e njohur zvicerane e orëve, ka vendosur të ndërpresë sponsorizimin për të shtatën here, shkruan albeu.com.

Sponsorizimin e ka ndërprerë edhe një kompani gjermane, e cila ka qenë sponsor e gjermanit në 10 vitet e fundit.

Schumacher po vazhdon shërimin në shtëpinë e tij në Zvicër, pas lëndimeve të rënda që kishte pësuar në Francë derisa po skijonte më 29 dhjetor të vitit 2013.