Hyka në Amerikë, ja sa milionë do t’i fitojë te skuadra e re (Foto)

Sport January 12, 2017 - 09:58

Jahmir Hyka karrierën do ta vazhdoj te skuadra amerikane, San Jose Earthquakes

Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka vendosur që t’i jap fund aventurës te skuadra zvicerane, Luzern. Ai karrierën do ta vazhdoj në Amerikë, te skuadra San Jose Earthquakes.

Sipas mediave amerikane, Hyka tashmë ka arrit marrëveshje me ekipin nga Major League Soccer, përcjell Express.

San Jose Earthquakes do të shpenzoj 125 mijë dollar për ta blerë Hykën, i cili do të nënshkruaj kontratë trevjeçare me ekipin amerikan.

Ndërsa vete Hyka do te përfitoje një page prej 500 mijë dollarë ne sezon, plus bonuset, shtëpi, makine dhe shume përfitime te tjera dytësore që vijnë nga nënshkrimi i kësaj kontrate.

Kështu, gjatë qëndrimit në Amerikë ish anëtari i Tiranës dhe Mainzit do të përfitoj të paktën 1.5 milionë dollarë.

Hyka thuhet se ka refuzuar oferta nga Alanyaspor, Bursaspor e Konyaspor nga kampionati turk, Ferencvárosi ne Hungari dhe një oferte prej 700 mijë dollarëve në sezon nga skuadra e kampionatit kinez, Henan Jianye. 

Image