Dybala trondit Real Madridin dhe Barcelonën

Sport January 12, 2017 - 08:38

Paulo Dybala, ylli i Juventusit, e ka një lajm të keq për Real Madridin dhe Barcelonën

Ylli argjentinas, Paulo Dybala ka konfirmuar se nuk do të largohet nga Juventusi edhe pse thuhet se ka oferta nga Real Madridi dhe Barcelona. Ai është i vendosur t’i mbetet besnik kampionit të Serie A.

 "Barcelona apo Real Madrid? Nuk ka oferta, për mua nuk ka probleme të vazhdoj kontratën me Juventusin”, ka deklaruar Dybala pas fitores ndaj Atalantas në Kupën e Italisë, përcjell Express.

"Unë jam mirë në Juventus, agjenti im do të jetë në Torino në ditët e ardhshme për të biseduar për vazhdimin e kontratës. Unë jam duke menduar vetëm për Juventusin”, ka theksuar ai.