Remzi Ejupi rizgjidhet kryetar i FC Prishtinës

Sport January 11, 2017 - 22:28

Të mërkurën është mbajtur Kuvendi i radhës i punës dhe zgjedhës i FC Prishtinës.

Kuvendi ka votuar për harmonizimin e statutit konform ligjit për ndërmarrjet shoqërore në kuadër të MTI-s.

Image

Po ashtu, u zgjodhën organet e reja, gjegjësisht bordi prej 9 anëtarëve që do ta drejtojë klubin, si Remzi Ejupi, Ahmed Kurtolli, Ismet Begolli, Afrim Muçiqi, Rahman Haradini, Sinan Vllasaliu, Fikret Maqastena, Ragip Mustafa, ndërsa për anëtarin e nëntë, Kuvendi e autorizoi kryetarin që në afat sa më të shkurtër ta zgjedhë anëtarin e nëntë.

Image

Ky Bord e ka rizgjedhur për kryetar, Remzi Ejupin. Ndërsa, zëvendëskryetarë u zgjodhën, Ahmed Kurtolli dhe Ismet Begolli.

Ndërsa, nga anëtarët e Bordit, përgjegjës për të gjitha aktivitetet sportive unanimisht është zgjedhur, Afrim Muçiqi.

Image

FC Prishtina, nga ky Kuvend del më e bashkuar dhe më e fuqishme se kurrë më parë.

Synimet vazhdojnë, ato janë dy trofetë, pra titulli i kampionit dhe Kupa e Kosovës, si dhe dalja në Evropë, njofton klubi Bardhekaltër përmes uebfaqes zyrtare.