Vaj halli për Trepçën

Sport January 11, 2017 - 21:41

Trepça do t’i vuajë pasojat e “rebelimit” të tifozëve të saj, në ndeshjen ndaj Pejës, e zhvilluar sonte në Palestrën e Sporteve "Minatori", e cila u ndërpre në çerekun e tretë, shkruan zeri.info.

“Xehetarët” mund të dënohen me zhvillimin e një deri në tri ndeshjeve pa shikues, plus mund të gjobiten deri në 5 mijë euro nga Liga Ballkanike.

“BIBL do të marrë vendime tjera duke i respektuar rregulloret pasi t’i marrë raportet zyrtare nga komisari”, ka njoftuar Liga Ballkanike përmes uebfaqes së vetë zyrtare, raporton zeri.info.

Ndërkohë, BIBL-ja njoftoi se pas lojës së ndërprerë, policia e Mitrovicës i ka drejtuar referat dhe ekipin e Pejës që të sigurt të largohen nga qyteti. /Zëri/