ZYRTARE: Ndeshja e ndërprerë Trepça – Peja, përfundimisht nuk vazhdon

Sport January 11, 2017 - 20:55

Ndeshja ndërmjet Trepçës dhe Pejës, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës Ballkanike është ndërprerë përfundimisht, shkruan zeri.info.

Tek rezultati 47:54, 05:33 minuta pa përfunduar çereku i tretë, tifozët e Trepçës, “Torcida”, kanë hedhur gjësende në parket dhe loja është ndërprerë për një kohë, ndërsa ekipet kanë përfunduar në dhomat e zhveshjes.

Më pas, është zbrazur krejt salla, por në fund gjyqtarët dhe delegati kanë vendosur që të mos vazhdojë loja. /Zëri/