Skuadra spanjolle ofron 105 milionë euro për Dybalan (Foto)

Sport January 11, 2017 - 17:46

Real Madrid ka përgatitur ofertën e radhës për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala

Skuadra spanjolle, Real Madrid ende nuk ka hequr dorë nga sulmuesi argjentinas i Juventusit, Paulo Dybala.

Tuttosport shkruan se, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka bërë gati një ofertë për Juventusin prej 105 milionë eurove.

Ndërsa, ofertë të majme ka gati edhe për Dybalan, të cilit do t’i ofrohen nga 10 milionë euro në sezon, apo 4.5 milionë më shumë se sa i ka ofruar Juventus për ta rinovuar kontratën. /Express/

Image