Bunjaku në klubin gjerman

Sport January 11, 2017 - 17:17

Albert Bunjaku karrierën pritet të vazhdojë në Gjermani, ku pati luajtur për një kohë të gjatë. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës tash e tutje pritet të aktivizohet në Bundesliga 2, ku do t’i mbrojë ngjyrat e Erzgebirge Aue, raporton "Zëri.info".

Është trajneri i kësaj skuadre, Pavel Dotchev, ai i cili ia ka hapur dyert 33 vjeçarit pas ndarjes me ekipin zviceran, St. Gallen, i cili nuk llogariste më në shërbimet e ish reprezentuesit zviceran.

Dotchev njihet me Bunjakun qysh prej kohës kur të dy ata ishin pjesë e Erfurtit. Transferimi i Bunjakut nga St. Gallen në Erzgebirge Aue pritet të zyrtarizohet shumë shpejt, posa palët të nënshkruajnë kontratë. /Zëri/