Zyrtare: Përforcohet Inter (FOTO)

Sport January 11, 2017 - 17:05

Inter ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Roberto Gagliardini

Skuadra e Interit edhe zyratarisht ka njoftuar se ka nënshkruar me mesfushorin italian të Atalantas, Roberto Gagliardini.

Lojtari është huazuar deri më 30 qershor të vitit 2018, por në rast të përmbushjes së disa kritereve, atëherë është i obliguar që ta blejë kartonin e tij.

“Inter është i lumtur të ju njoftoj se ka arritur marrëveshje me Atalantan për huazimin e Roberto Gagliardinit deri më 30 qershor të vitit 2018”, thuhet në njoftimin zyrtar të Interit. /Express/

 

Image