Zidane s’e do Aubameyangun

Sport January 11, 2017 - 14:43

Pierre-Emerick Aubameyang e ka thënë hapur se një ditë dëshiron të luajë në Real Madrid, në skuadrën e ëndrrave të tij.

Madje, mediat e huaja shkruanin se ylli i Borussia Dortmundit kërkohej në vitet e fundit nga “Los Blancos”, raporton zeri.info.

Mirëpo, përfundimisht mund të mbyllet çdo ëndërr e futbollistit nga Gaboni që ta vesh fanellën e bardhë, të cilën ia kishte premtuar gjyshes së tij.

Kështu së paku shkruajnë mediat gjermane, sipas së cilave, gjatë disa takimeve në mes të kryesisë dhe shtabit teknik të madrilenëve, është diskutuar edhe për Aubameyang.

Sipas tabloidit gjerman “Bild”, trajneri Zinedine Zidane ka qenë kundër transferimit të sulmuesit të rrezikshëm në Madrid, duke insistuar se kampioni evropian dhe botëror ka nevojë për investime të rëndësishme dhe përforcime në pozita tjera gjatë verës. /Zëri/