Lojtarët detyrojnë gjyqtarin ta fus kartonin në xhep (VIDEO)

Sport December 10, 2016 - 20:32

Kukësi mposhti 1:0 Flamurtarin e Vlorës, por jo gjithçka shkoi në rregul në këtë takim.

Në fund të ndeshjes ka ndodhur një situatë e çuditshme. Gjyqtari Olsi Sokoli nxorri kartonin e verdhë për Alveshin e Flamurtarit, duke dashur t’i tregojë kartonin e dytë të verdhë.

Lojtarët e Flamurtarit nisën të protestonin dhe më pas e bindën gjyqtarin ta rikthejë kartonin në xhep, pasi do të ishte i dyti për Alveshin, që do të pasonte me të kuqin, shkruan NewsSport.al.