Zyrtari i Lirisë: Nuk u fërkova fizikisht me Ramizin

Sport October 25, 2016 - 23:09

Anëtari i kryesisë së Lirisë, Mitat Muhameti, ka mohuar të jetë përleshur fizikisht me trajnerin Ramiz Krasniqi, të cilin e ka kritikuar ashpër.

Në deklaratën e tij dërguar mediave thuhet: 

"I indinjuar thellë me të pavërtetat e plasuara në media nga ana e Ramiz Krasniqit, pohoj se nuk është e vërtet që jemi konfrontuar fizikisht. Unë, si anëtar i Bordit jam afruar tek tampon zona (jashtë vijave të fushës) dhe qëllimi ishte të promovoja një top, kur papritmas me zë të lartë më është drejtuar Krasniqi. Unë, fillimsiht nuk e kuptova se mua më është drejtuar, duke menduar se mos po flet me ndonjë shikues në tribunën perëndimore. Mirëpo, ai vazhdoi me zë të lartë drejt meje, që të mos hyja në fushë edhe pse isha jashtë saj.

Atëherë u ndjeva i fyer para lojtarëve, dhe të pranishmëve të tjerë, si anëtar Bordi, me arrogancën e treguar ndaj meje dhe kam reaguar, duke i thënë kush je, por në asnjë mënyrë që kemi pasur kontakt fizik. E vërteta është se kan ndërhyrë në mes lojtarët, mjeku dhe ndihmësit. Ata, janë dëshmitar të sjelljeve arrogante të Krasniqit’, thotë Mitat Muhameti në deklartë.