Pedro, lajm i madh për Barcelonën

Sport October 25, 2016 - 12:12

Sulmuesi i Chelseas, Pedro ka bërë të ditur se negocioi rikthimin në Barcelonë me presidentin e klubit katalan, Josep Maria Bartomeu, gjatë afatit kalimtar të verës.

Kampioni i La Ligës ishte në kërkim të një sulmuesi dhe identifikoi Pedron si objektiv të mundshëm.

Por, transferimi nuk u realizua derisa Barcelona angazhoi Paco Alcacer nga Valencia.

Pedro ka konfirmuar se zhvilloi bisedime me klubin e tij të fëmijërisë. “Kam biseduar me Bartomeun”, deklaroi Pedro për “RAC 1”.

“Është e vështirë të riktheheni diku, por ju gjithmonë keni kujtime nga aventura në një klub”, u shpreh ai, përcjell "Zëri.info".

Pedro u transferua në Chelsea më 2015 nga Barcelona dhe ngadalë ka filluar të shndërrohet në futbollist të rëndësishëm tek skuadra nga “Stamford Bridge”.

Ai realizoi golin e parë në fitoren 4:0 ndaj Manchester Unitedit, të dielën.