Raul: Ky futbollist do ta fitojë "Topin e Artë" (FOTO)

Sport October 25, 2016 - 11:53

Ish sulmuesi i Real Madridit, Raul Gonzalez beson se Cristiano Ronaldo do ta fitojë “Topin e Artë”.

Ikona e “Los Blancos” është i bindur se reprezentuesi portugez do të shpallet futbollisti më i mirë i vitit në botë.

Ronaldo është zgjedhur në mesin e 30 futbollistëve në listën e gjerë të magazinës franceze “France Football”, që do ta shpallë fituesin.

Dhe, Raul beson se më i miri do të jetë Ronaldo. "Mendoj se Cristiano do të fitojë Topin e Artë", ka thënë Raul për “Cadena Ser”, përcjell "Zëri.info".

“Liga e Kampionëve dhe Euro 2016 janë jashtëzakonisht të rëndësishme, dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se ky është viti i Cristianos”, ka theksuar ai.

Ronaldo konsiderohet si favorit për “Topin e Artë”, ndërsa dy rivalët e tij më të mëdhenj pritet të jenë sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi dhe ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann. Image