Dallku në dispozicion të Kosovës

Sport October 25, 2016 - 11:42

Armend Dallku ka mohuar të ketë biseduar apo t’i ketë refuzuar Albert Bunjakin e FFK-në rreth mundësisë së angazhimit në Përfaqësuesen e Kosovës.

Ish-mbrojtësi i Kombëtares konsideron se mosha e tij nuk mund t’i kontribuojë Kombëtares, shkruan sot gazeta Zëri.

Por, Dallku i tha “Zërit” se nëse FFK-ja dhe Përfaqësuesja e Kosovës shohin tek ai ndonjë ndihmë, është i gatshëm t’ua ofrojë atë në çfarëdo forme të mundshme, qoftë në fushë apo edhe jashtë saj. /Zëri/