Vështirë për Bashkimin dhe Trepçën

Sport October 25, 2016 - 11:36

Bashkimin e pret një sfidë e vështirë të martën mbrëma. Ekipi prizrenas do të luajë si mysafir i Beroes në kuadër të xhiros së tretë të Grupit A, në Ligën Ballkanike të basketbollit, shkruan sot gazeta Zëri.

“Portokallinjtë” që i kanë humbur dy ndeshjet e para do të mundohen ta regjistrojnë fitoren e parë si mysafirë të ekipit që kryeson grupin me dy fitore.

Ky takim do të zhvillohet prej orës 18:00. Ndërsa, të mërkurën mbrëma Trepça do ta zhvillojë ndeshjen e tretë në Grupin B si mysafire e ekipit maqedonas, Feni Industries.

Të dyja këto ekipe deri më tani i kanë tubuar nga tri pikë, me nga një fitore e një humbje. Përballja mes tyre do të fillojë në orën 19:00. /Zëri/