Suarez: Nëse largohem nga Barcelona, do të transferohem te ky klub

Sport October 25, 2016 - 10:05

Luis Suarez ka bërë të ditur se në rast të largimit nga Barcelona, do të dëshironte të rikthehej në Ajax Amsterdam.

Sulmuesi uruguaian është një prej futbollistëve kryesorë në ekipin e gjigantit katalan. Ai insiston se dëshiron të pensionohet në “Camp Nou”.

Por, në rast se një ditë duhet të largohet nga Barcelona, ai dëshiron të rikthehet në Ajax Amsterdam, përcjell "Zëri.info".

“Të gjitha ëndrrat e mija janë realizuar në Barcelonë. Shpresoj të mbetem këtu për pjesën e mbetur të karrierës. Por, për ta bërë këtë duhet gjithmonë të luaj në nivelin më të lartë”, deklaroi Suarez për të përditshmen sportive katalane “Mundo Deportivo”.

“Sigurisht se do të më pëlqente të rikthehem në Ajax. Së paku për t’ju falënderuar, është një klub ndaj të cilit jam mirënjohës sepse më ka bërë të famshëm në Evropë”, u shpreh ai.