Liverpooli fiton ndaj WBA-së

Sport October 22, 2016 - 20:26

Liverpooli ka mposhtur 2:1 WBA’në në ‘Anfield’ në xhiron e nëntë në Premierligë

Pas barazimit 0:0 me Manchester United, skuadra e Jurgen klopp ka gjetur rrugën drejt fitores në Premierligë. Liverpooli e mposhti 2:1 WBA’në në ndeshjen që u zhvillua në ‘Anfield’.

Golat për ‘Të Kuqtë’ i shënuan Sadio Mane dhe Philippe Coutinho, derisa golin e nderit për mysafirët e shënoi Gareth McAuley.

Pas kësaj fitoreje, Liverpooli ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 20 pikë, aq sa ka edhe Arsenali. /Express/