Kjo është atmosfera në Shkodër (Video)

Sport October 06, 2016 - 14:41

Tifozët e Kosovës si dhe aktorë të shumtë kosovarë të cilat kanë shkuar për ta parë nga afër ndeshjen në mes të Kosovës dhe Kroacisë, kanë filluar festën e tyre në sheshin kryesor të qytetit të Shkodrës, raporton “Zeri.info”.

Në videon e realizuar nga “Zeri.info”, shihet se tifozët e Gjilanit “Intelektualët”, së bashku me aktorët e grupit homoristik “Stupcat”, si dhe aktorët e tjerë kosovarë, janë duke kënduar e bërë atmosferë në përkrahje të përfaqësueses së Kosovës.

Për më shumë, shikojeni videon e atmosferës në Shkodër. /Zeri.info/