Këto janë fanellat e reja të Kosovës (Foto)

Sport September 30, 2016 - 22:54

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll në ndeshjet e radhës kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018” do të ketë fanella pak më ndryshe se ato me të cilat u paraqit ndaj Finlandës.

Kompania me të cilën FFK-ja ka kontratë, “Kelme” ka bërë ndërhyrjet e nevojshme të kërkuara nga shtëpia e futbollit kosovar, shkruan Gazeta Sheshi e cila posedon këto foto me të cilat do t’i zhvillojë tash e tutje Kosova ndeshjet.