Miftari: Nuk më ka kontaktuar askush, jam mirë te FC Prishtina

Sport September 30, 2016 - 22:03

Mentor Miftari thotë se ndihet mirë tek FC Prishtina, duke insistuar se nuk ka biseduar me askënd rreth mundësisë së kalimit tek Shkëndija e Tetovës.

Mediat shqiptare në Maqedoni, respektivisht ‘lajmipress.com’ ka shkruar sot se 45 vjeçari mund t’i lë Bardhekaltrit për t’u bërë drejtor sportiv i Shkëndijet, për ta plotësuar vendin e lënë bosh nga Ibrahim Ramadani.

Image

Mirëpo, ndihmëstrajneri i Prishtinës thotë se nuk është në dijeni fare rreth kësaj mundësie.

“Unë kam dëgjuar prej disa miqve nga Tetova dhe Shkupi për këtë punë, por unë nuk kam lidhje fare me këtë punë. Mua nuk më ka kontaktuar askush”, ka thënë fillimisht Miftari për “Zëri.info”.

“Të shohim se si është kësmeti. Unë kam kontratë njëvjeçare me Prishtinën, ku ia kaloj mjaft mirë. Unë e di se presidentët e të dyja klubeve kanë marrëdhënie mjaft të mira, por sa më përket mua, nuk kam kontaktuar me askënd”, përfundoi Miftari, i cili po jep kontribut në rezultatet pozitive të FC Prishtinës këtë edicion. /Zëri/

Image