Kështu duket sot Aziz Salihu (FOTO)

Sport September 27, 2016 - 21:02

Legjenda e boksit shqiptar, Aziz Salihu, vazhdon të qëndrojë në një spital në Stamboll të Turqisë, ku po mundohet të shërohet.

“Zizi” ka humbur peshë, por familja e tij tregon se gjendja e tij po përmirësohet, shkruan Zëri.

Siç mund ta shihni në këtë fotografi, legjenda e boksit duket kështu sot për sot, me shpresën që ai do të kthehet shumë shpejt në Kosovë për ta vazhduar jetën normalisht.

Salihu i kishte sot në vizitë, boksieren Donjeta Sadiku, e cila u shpall kampione e Evropës për juniore, e përcjellë nga trajneri i saj, Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli, përcjellë Zëri.

Ky është postimi i Aziz Salihut në rrjetin social, Facebook.

“Kjo Trimeresh na gezoi te gjithve..Mua me gezuan edhe me shum per viziten qe ma ben..Ndjehem krenar per nxensin tim mikun tim e sidomos me ty Donjete..Urime Kosove Urime Donjete per medaljen e Art Europiane”. /Zëri/

Image