Ja kush e priti kampionen evropiane, Donjeta Sadiku në aeroportin e Prishtinës

Sport September 27, 2016 - 20:56

Kampionia e re e Evropës në boks, Donjeta Sadiku, ka mbërri në Kosovë para pak minutash, së bashku me trajnerin e saj, Besim Brahimi, si dhe gjyqtarin ndërkombëtar të boksit, Latif Demolli, shkruan Zëri.

Dhe, bokserja nga Gollaku është pritur në aeroportin “Adem Jashari” nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, si dhe nga anëtarët e Komitetit Olimpik të Kosovës, të prirë nga kryetari Besim Hasani.

“Me Kampionen e re të Evropës, në Boks, Donjeta Sadiku. Definitivsht mund të pushtojmë garat në sportet individuale në Evropë e më gjërë. Sukseset s'kanë të ndalur, Urime Donjetë, Urime Kosovë #krenar”, ka shkruar ministri Abrashi në Facebook. /Zëri/

Image