Dueli Xhaka vs Xhaka, ja për cilin bën tifo familja

Sport September 27, 2016 - 20:10

Taulant Xhaka ka zbuluar se prindërit e tij do të bëjnë tifo për Baselin kundër Arsenalit, kur ai dhe vëllai Graniti do të përballen nesër mbrëma në Ligën e Kampionëve, raporton Zëri.

Taulanti, i cili luan në Basel, ka udhëtuar drejt Londrës, ku do të përballet me vëllain e tji të vogël, Granitin, në Emirates Stadium, me shpresën që do të arrijë rezultat pozitiv ndaj Gunners, edhe pse nuk do ta ketë aspak të lehtë.

Kjo do të jetë përballja e dytë e vëllezërve Xhaka pas pak muajsh pasi ata ishin kundërshtarë edhe në Evropianin e Francës në qershor, kur Kombëtarja shqiptare luajti me Zvicrën, shkruan Zëri.

Në atë rast, prindërit ishin për një barazim, por në fund lojën e fituan Helvetikët. /Zëri/