Prishtina stërvitë pa Hajrizin, qetësohen Plisat (FOTO)

Sport September 27, 2016 - 19:47

Sigal Prishtina e ka zhvilluar sonte stërvitjen e parë pas rikthimit nga Ulqini, ku e kreu një pjesë të përgatitjeve parasezonale.

Në stërvitjen e Bardhekaltërve nuk u paraqit përforcimi Drilon Hajrizi, ndërsa të pranishëm në palestër ishin tifozët Plisat, të cilët janë qetësuar pasi nuk e kanë parë basketbollistin mitrovicas në skuadrën e tyre të zemrës, ndërkohë që nuk i kanë kursyer fyerjet ndaj tij.

Image

Në stërvitje nuk ishin të pranishëm anëtarët e kryesisë së klubit, me të cilët gjatë ditës ishin pajtuar tifozët prishtinas.

Ende nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e ish-basketbollistit të Trepçës dhe Pejës. /Zëri/

Image