Kështu e uron Aziz Salihu kampionen evropiane Donjeta Sadiku
Sport
September 27, 2016 - 19:32
Legjenda e boksit shqiptar, Aziz Salihu, e ka uruar Donjeta Sadikun për shpalljen kampione e Evropës për juniore, shkruan Zëri.
Boksierja nga Gollaku e ka vizituar në spital “Zizin”, së bashku me trajnerin e saj, Besim Brahimi dhe gjyqtarin ndërkombëtar Latif Demolli, përcjellë Zëri.
Ky është postimi i Aziz Salihut në rrjetin social, Facebook.
“Kjo Trimeresh na gezoi te gjithve..Mua me gezuan edhe me shum per viziten qe ma ben..Ndjehem krenar per nxensin tim mikun tim e sidomos me ty Donjete..Urime Kosove Urime Donjete per medaljen e Art Europiane”. /Zëri/