Ky është sulmuesi që i ofrohet Kosovës

Sport September 14, 2016 - 12:27

Pranimi i Kosovës në UEFA e FIFA ua ka hapur dyert futbollistëve të shumtë që t’i bashkohen Përfaqësueses së Kosovës, shkruan sot gazeta Zëri.

Disa futbollistë tashmë janë bërë pjesë e ekipit të Albert Bunjakit, por ka të tjerë që janë të gatshëm ta bëjnë një gjë të tillë në të ardhmen e afërt.

Image

Pas Besart Berishës, Gramoz Kurtajt e Labinot Halitit, edhe Florent Bojaj është i gatshëm të luajë për Kosovën, raporton Zëri.

20-vjeçari po luan me sukses në futbollin britanik, ndërsa për momentin është i huazuar nga Huddersfield Town te Kilmarnock.

Image

“Florent Bojaj është i interesuar të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës”, shkruajnë mediat e huaja, përcjellë Zëri.

“Flo”, siç e quajnë futbollistin kosovar, luan në pozitën e sulmuesit, ndërsa është treguar disa herë i gatshëm për të luajtur për Kombëtaren shqiptare, e tash edhe për Kosovën. Ndër të tjera, Bojaj kishte luajtur për U-17 të Shqipërisë, me të cilën ka tri paraqitje, në mes viteve 2012 e 2013. /Zëri/

Image