Konfirmohet: Kjo është skuadra e re e Valdet Ramës
Sport
August 29, 2016 - 13:57
Valdet Rama është transferuar te skuadra gjermane Wuzburger Kickers. Lajmi është konfirmuar nga trajneri i kësaj skuadre, Bernd Hollerbach.
“Jam i vetëdijshëm për aftësitë e tij. Është një futbollist që mund të luajë në disa pozicione, si në të majtë, ashtu edhe në të djathtë”, deklaroi Hollerbach, përcjellë “GazetaOlle.com”.
“Është një futbollist trim i cili sjellë shumë ritëm. Besoj që do të na ndihmojë shumë në arritjen e objektivave”, shtoi ai.
Kickers garon në Bundesliga 2, ndërsa detajet tjera të akordit do të publikohen së shpejti.