Shqipëri-Maqedoni, rrezik i madh në “Loro Boriçi”

Sport August 29, 2016 - 11:31
Rrezik i madh për tensione mes tifozëve në ndeshjen e parë kualifikuese që Shqipëria e zhvillon kundër Maqedonisë në "Loro Boriçi" në Shkodër.

Tifozët e Maqedonisë nuk kanë konfirmuar ende se sa do të jenë në numër, ndërkohë që për to kanë nisur të merren masa. Federata Shqiptare e Futbollit ka rezervuar tribunën E5 (një nga pesë tribunat e ndara pas portave).

Rreth 900 bileta janë rezervuar për tifozërinë mike në këtë ndeshje, ndërkohë që momentalisht nuk ka asnjë sinjal se sa do të jetë numri i tifozëve që pritet të jenë në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” në mbështetje të Maqedonisë.

Jo vetëm kaq, por federata në bashkëpunim me forcat e rendit kanë rënë dakord që si masë sigurie të bllokohet edhe njëra nga tribunat e veçuara pas portave.