De Biasi 'kërcënon' Italinë dhe Spanjën: Dua këtë vend në kualifikime

Sport August 24, 2016 - 20:34

Shqipëria do të kërkojë të sigurojë kualifikimin në Kampionatin Botëror të Rusisë, që mbahet në vitin 2018.

Edhe pse ka një grup të fortë me Italinë dhe Spanjën, Gianni De Biasi ka refuzuar të heq dorë nga mundësia që të sigurojë së paku njërën nga dy pozitat e para.

“Në jetë nuk duhen përjashtuar mundësitë. Në turin tonë do të kemi Spanjën dhe Italinë, por mos të nënvlerësojmë edhe Izraelin – një skuadër e rrezikshme”, deklaroi De Biasi për “football-magazine.it”, përcjell Lajmi.net.

“Duhet të përgatitemi mirë dhe të provojmë me të gjithë forcat tona pasi kalon vetëm një skuadër ndërsa vendi i dytë shkon në “play-off”. Ne do të përpiqemi arrimë njërën nga këto të dyja”, ka shtuar ai.