Vashat e Hajvalisë luajnë baras me Paokun

Sport August 23, 2016 - 21:55

Vashat e Hajvalisë kanë luajtur barazim 1:1 me greket e Paokut, në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e vlefshme për grupin e parë, nuk dha fitues.

Ishte Hajvalia që në minutën e 15 kaloi në epërsi kur shënoi Zelfie Bajramaj.

Paoku barazoi në minutën e 57, me në të Vlasiadou, shkruan Lajmi.net.

Kjo ndeshje u zhvillua në stadium neutral.