Kosova barazon me Aek Larnacan

Sport August 23, 2016 - 20:17
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka barazuar me AEK Larnacan në ndeshjen e radhës përgatitore.

Takimi i zhvilluar në Qipro ka përfunduar me rezultat të barabartë 65:65.

Për Kosovën në këtë ndeshje u dallua Dardan Berisha, që shënoi 19 pikë, ndërsa pas tij erdhi Drilon Hajrizi, me 12 pikë.

Nesër Kosova e zhvillon miqësoren e radhës ku përballet me përfaqësuesen e Qipros, shkruan Lajmi.net.