Shikoni çfarë kanë bërë dy gjyqtarët kosovarë, në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian

Sport July 30, 2016 - 18:54
Gjyqtarët mitrovicas Arsim dhe Erdoan Vitaku me sukses nisën sfidën e radhës në paraqitjen e tyre të parë në EURO 2016 për grupmoshën U20 që po zhvillohet ne Vamdrup dhe Kolding të Danimarkës. Ata mbrëmë drejuan me shumë sukses ndeshjen derbi të ditës mes Kombëtareve të Sllovenisë dhe Islandës e cila përfundoi me rezultat 19:23.  

Dyshja mitrovicase mbrëm paraqitje shumë të mirë, dhe nga asnjëra skuadër nuk patën vërejtje.

Përkundrazi, pati vetëm lavdata për gjykimin e drejtë, elegant dhe perfomanca të shkëlqyera sipas një vëzhguesi me autoritet pranë EHF-it.

Ju përkujtojmë se Kombëtarja U20 e Kosovës në kuadër te grupit të 6 të kualifikimeve  ne te cilin morrën pjesë Gjermania, Rusia dhe Lituania u eliminua(truenu u organizua ne Lituani).