Mungon tre muaj

Sport July 30, 2016 - 16:03

Portieri i skuadrës së Liverpoolit, Loris Karius, nuk do të mund të shijoj fillimin e kampionatit anglez me ekipin e tij të ri. Portieri gjerman që u transferuar për 4 milionë euro, te Liverpooli, nga Mainzi, ka pësuar një lëndim duke thyer dorën në miqësoren ndaj Chelseat, që do ta mbaj jashtë fushave për rreth tetë javë.

Pas këtij lëndimi Karius, ka deklaruar se do të rikthehet shpejt.

“Nuk ka kohë për mendime negative. Do të bëj gjithçka që të kthehem sa më shpejtë me shokët.

Është stinor i gjatë dhe ne kemi plane të mëdha. Nuk do të lejoj që një dorë e thyer të më ndaloj së ndjekuri ëndrrat e mija”, deklaroi Karius.

23-vjeçari erdhi në Liverpool, si përforcim gjatë këtij afati kalimtar si konkurrent i portieri belg Simone Mignolet, i cili u kritikua për paraqitjet e tij edicionin që lamë pas.