Chelsea nuk dorëzohet për Lukakun

Sport July 30, 2016 - 15:59

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, nuk ka ndërmend të heq dorë për të transferuar në ekipin e tij sulmuesin belg, të Evertonit, Romelu Lukakun, njoftojnë mediat angleze përcjell Zëri.

Evertoni thuhet se ka refuzuar ofertën e Chelseas prej 67 milionë euro për Lukaku.

Por, pavarësisht këtij refuzimi, trajneri i lodninezëve, Conte, nuk e ka ndërmend të heq dorë nga belgu, shkruan Mirror Evertoni kërkon 88 milionë euro për Lukakun, por në Chelsea janë të bindur se lojtarin do ta transferojnë për një shumë më të vogël.

Duhet theksuar se Lukaku ishte transferuar nga Chelsea në Everton, në vitin 2014, 41 milionë euro. 23-vjeçari prej se u transferuar te Evertoni, në vitin 2014, ka regjistruar 73 paraqitje, duke shënuar 28 gola. Interesim për sulmuesin belg ka shprehur edhe skuadra e Manchester United.