Sane drejt Cityt

Sport July 30, 2016 - 15:58

Trajneri spanjoll Pep Guardiola, kishte shprehur dëshirën që ta kishte në ekipin e tij Manchester City, talentin e Schalkes, Leoy Sane, shkruan Zëri.

Mediat gjermane kanë njoftuar se dëshira e ish-trajnerit të Bayern Munich, pritet të plotësohet pasi tashmë drejtuesit e të dyja klubeve kanë arritur marrëveshje që Sane të transferohet në Manchester City.

Sipas “Blid”, Sane pritet që gjatë javës së ardhshme të prezantohet si futbollist i “Qytetarëve”. City pritet të paguaj rreth 55 milionë euro, për 20-vjeçarin.

Për Sanen, interesim kanë shprehur edhe shumë skuadra të njohura evropiane, por drejtuesit e klubit të Schalkes, thuhet se kanë pranuar tashmë ofertën e Cityt. Sane edicionin që lamë pas zhvilloi 33 ndeshje për Schalken, duke shënuar edhe tetë gola.